Ndërlidhjet

PRISHTINË


Punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë do ta vazhdojnë grevën e tyre të filluar dje, pavarësisht thirrjeve të qeverisë së Kosovës që të bëjnë përpjekje për ta zgjidhur këtë problem me dialog.
"Ne ende nuk kemi asnjë ofertë konkrete nga qeveria. Presim që së shpejti ndoshta do të takohemi përsëri dhe t'i sqarojmë gjërat" tha kryetari i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Ali Shabanaj.
Qeveria ftoi mbrëmë që të formohet një komision i përbashkët për të hulumtuar mundësitë për jetësimin e sistemit të ri të pagave, por sindikalistët thanë se kjo mund të jetë një zvarritje e pakufishme.
XS
SM
MD
LG