Ndërlidhjet

BRUKSEL


Presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso mirëpriti fillimin e bisedave për anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.
"U arrit një marrëveshje për fillimin e negociatave me Turqinë. Ky është zhvillimi më i madh në raportet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë" tha Barroso, duke shtuar se është në interesin e palëve që Turqia të jetë vend dinamik, modern dhe demokratik.
Kurse, sipas komisionerit për zgjerim Oli Rehn, Bashkimi Evropian po fillon një etapë të re në raportet me Turqinë.
Presidenti i Francës Jacques Chirac në reagimin e tij tha se Turqia tani duhet të kalojë nëpër "revolucionin më të madh kulturor".
XS
SM
MD
LG