Ndërlidhjet

BAGDAD


Parlamenti i Irakut votoi për tërheqjen e ndryshimeve kontraverse që kishte bërë ditë më parë, në rregullat lidhur me referendumin për Kushtetutën e re. Këto rregulla e patën rritur pragun e validitetit të përgjigjes "jo", në votimet me 15 tetor. Më herët, presidenti i Irakut Jalal Talabani, kishte mbrotjur të drejtën e parlamentit për t'i bërë ndryshimet.
"Kjo është vendosur në ligjin tranzicional adminsitrativ. Kur e kemi miratuar atë kemi thënë se 2/3 e popullsisë duhet ta refuzojnë kushtetutën. Pra nuk kemi thënë 2/3 e atyre që votojnë" tha Talabani gjatë një interviste, në vizitën që i bëri Radios Evropa e Lirë, në Pragë. Amendamentet ishin kritikuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG