Ndërlidhjet

ANAN THA SE DO KËRKOJË HAPJEN E BISEDIMEVE PËR STATUSIN


Intervistë me zëdhënësin e KB-ve Farhan Haq

RADIO EVROPA E LIRË
Zot Haq, a mund të na thuash se cili ka qenë reagimi i parë i Sekretarit të Përgjithshëm pas marrjes së raportit të zotit Eide?

FARHAN HAQ
Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan e morri raportin nga zoti Eide të martën dhe tha se raporti i bën një vështrim përparimit të shënuar në terren në përmbushjen e standardeve. Gjithashtu raporti diskuton çështjen se kur mund të hapen bisedimet për statusin. Sekretari i Përgjithshëm, Kofi Anan, po e studion raportin dhe do t'i bëjë shumë shpejt rekomandimet e tij Këshillit të Sigurimit. Ai ka thënë sot në Nju Jork se sipas të gjitha gjasave do të kërkojë që të proçedohet më tej me bisedimet për statusin.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mund të na thoni për kandidaturat e mundshme rreth atij që do jetë ndërmjetësuesi në bisedimet për statusin e Kosovës?

FARHAN HAQ
Së pari në këtë moment nuk mund të konfirmojë se do ketë një ndërmjetësues special. Kjo do varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit kur të vijë koha që të fillojnë bisedinmet. Këshilli i Sigurimit ka caktuar një takim më 24 tetor ku do diskutohet Kosova, më saktësisht raporti i zotit Eide dhe rekomandimet e Kofi Ananit. Mendoj se atëherë ata do të marrin dhe një sërë vendimesh. Por deri në atë moment duket të jetë e parakohshme të flasim për emra.

RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë mund të na thoni lidhur me reformat e mundshme në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë?

FARHAN HAQ
Le të presim së pari rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe reagimet e Këshillit të Sigurimit. Më pas le të shohim se cili do jetë fati i misionit. Misioni ka në terren prej vitit 1999 dhe duhet parë se çfarë ndryshimesh janë të nevosjshme. Por këto janë çështje me të cilat KS do merret në harkun kohor të një muaji.

Intervistoi Ilirjana A. BAJO

XS
SM
MD
LG