Ndërlidhjet

logo-print

KOMBET E BASHKUARA


Pas marrjes së raportit vlerësues të ambasadorit Kai Eide, për gjendjen në Kosovë Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara po përgatit rekomandimet e tij të cilat së bashku me raportin do t'i paraqiten Këshillit të Sigurimit.
"Sekretari i Përgjithshëm, u ka thënë mediave se sipas të gjitha gjasave do të kërkojë që të proçedohet më tej me bisedimet për statusin", deklaroi në një intervistë ekskluzive për Radion "Evropa e Lirë", zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, Farhan Haq.
Ai tha se ende nuk mund të konfirmohen kandidaturat për ndërmjetësues në bisedimet për statusin e Kosovës. "Së pari në këtë moment nuk mund të konfirmoj se do ketë një ndërmjetësues special. Kjo do varet nga vendimi i Këshillit të Sigurimit kur të vijë koha që të fillojnë bisedinmet", tha Haq, për Evropën e Lirë duke shtuar se KS i OKB-së ka caktuar një takim më 24 tetor ku do diskutohet Kosova , saktësisht raporti i zotit Eide dhe rekomandimet e Kofi Ananit.
Lidhur me reformat e mundshme që do ndodhin në misionin e UNMIK-ut Haq tha se duhet pritur rekomandimet e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe reagimet e Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG