Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Nëse do të reflektojë përparimin e bërë në Kosovë, raporti i ambasadorit Eide do të jetë pozitiv dhe do të hapë rrugën e përcaktimit të statusit përfundimtar të Kosovës, thanë udhëheqës të institucioneve të Kosovës. Presidenti Ibrahim Rugova tha se raporti i ambasadorit Eide i hap rrugën një takimi ndërkombëtar për statusin.
"Pas vlerësimit të raportit të ambasadorit Eide mund të hapet rruga për biseda për të ardhmen e Kosovës, pra që është pavarësia" tha Rugova pas takimit me ministrin e jashtëm finlandez Erki Tumioja, i cili vizitoi sot Prishtinën.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës thanë se hapja e kapitullit të statusit është e parakohshme për shkak të qëndrimeve të kundërta të shqiptarëve dhe serbëve për këtë status.
Sidoqoftë, ministri i jashtëm finlandez Erki Tumioja tha se Kosova ka një vizion evropian, ndërsa qeveria e tij do ta mbështeste zotin Mati Ahtisari, nëse ai do të ishte i dërguar i OKB-së për statusin.
XS
SM
MD
LG