Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 25 persona u vranë dhe 77 të tjerë u plagosën nga shpërthimi në afërsi të xhamisë, në Hilla të Irakut. Ndërkohë, parlamenti i vendit tërhoqi ndryshimet në rregullat për referendumin, që rrisnin pragun e validitetit të përgjigjes "jo", në votimet për Kushtetutën me 15 tetor.
Më herët, presidenti i Irakut Jalal Talabani, kishte mbrojtur të drejtën e parlamentit për t'i bërë ndryshimet.
"Kjo është vendosur në ligjin tranzicional adminsitrativ, ku thuhet se 2/3 e popullsisë duhet ta refuzojnë kushtetutën, e jo 2/3 e atyre që votojnë" tha Talabani gjatë një interviste, në vizitën që i bëri Radios Evropa e Lirë, në Pragë.
XS
SM
MD
LG