Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara tha se me siguri do të rekomandojë fillimin e bisedimeve për statusin e ardhshëm të Kosovës.
"Po e studjoj raportin dhe shumë shpejt do t'ia bëj rekomandimet Këshillit të Sigurimit. Me siguri do të sugjeroj që t'i vazhdojmë me bisedimet për statusin", tha Kofi Annan pasi pranoi raportin e të dërguarit të tij special për Kosovën.
Në raportin e tij, Kai Aide "e ka shqyrtuar progresin që e kemi bërë në zbatimin e standardeve, si dhe kohën për vazhdimin e negociatave mbi statusin", ka thënë Annan.
Ndërkaq, në një prononcim për programin tonë, zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara në Nju Jork Farhan Haq, tha se gjithçka do të diskutohet në takimin e Këshillit të Sigurimit më 24 tetor, në të cilin Kosova do të jetë tema e ditës.
XS
SM
MD
LG