Ndërlidhjet

logo-print

BAGDAD


Një kalimtar i rastit e humbi jetën dhe disa u plagosën, kur një sulmues vetëvrasës u hodh në erë me automjetin e tij afër autokolonës së ushtrisë amerikane në Bagdad.
Sulmi ndodhi një ditë pas shpërthimit në xhaminë e shiitëve në Hilla, që rezultoi me të paktën 25 të vdekur dhe 90 të plagosur.
Në Uashington, presidenti George Bush e lëvdoi pjesëmarrjen e trupave irakiane në operacionet kundër kryengritësve, dhe e mirëpriti "progresin politik" në prag të referendumit.
"Nga njëra anë ne bëjmë progres kur është fjala që irakienët ta luftojnë armikun. Nga ana tjetër, demokracia po ec përpara në këtë pjesë të botës, e cila ka shumë nevojë për demokraci", tha Bush.
XS
SM
MD
LG