Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot në Prishtinë, nën drejtimin e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, është mbajtur takimi i parë i grupit negociator për bisedimet eventuale për statusin
e Kosovës. Udhëheqësit e institucioneve më të larta të Kosovës dhe dy liderët e opozitës, kanë pohuar se bazë e platformës së Kosovës për bisedime është pavarësia e saj duke e përjashtuar çdo zgjidhje apo kompromis tjetër.
“Pavarësia është kërkesë minimale, ngase ne nuk kemi kërkuar bashkim me Shqipërinë çka do të mund të sillte probleme”, ka thënë me këtë rast, presidenti Rugova.
XS
SM
MD
LG