Ndërlidhjet

PRISHTINË


Greva e përgjithshme e punonjësve të sistemit të arsimit dhe shëndetësisë ka përfunduar, ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës Adem Salihaj. Ai ka shtuar se është arritur një marrëveshje me Bashkimin e Sindikatave të Kosovës. Por nga Sindikata e arsimit mësohet se greva do të vazhdojë dhe janë të pakënaqur me marrëveshjen e realizuar.
Ndërkaq vazhdon greva e 100 punonjësve të Ministrisë së Shërbimeve Publike në shenjë kundërshtimi me largimet nga puna të bëra nga Ministrja e Shërbimeve Publike, Melihate Tëmkolli.
XS
SM
MD
LG