Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka njoftuar përmes një komunikate se takimi i sotëm mes grupeve punuese të Prishtinës dhe Beogradit mbi personat që llogariten të zhdukur që nga përfundimi i luftës në Kosovë ka përfunduar me zotimet e të dyja palëve për të punuar edhe më shumë në zgjidhjen e, siç thuhet në komunikatë, kësaj çështjeje të ngutshme humanitare. Takimi i sotëm është vazhdim i sesionit të mbajtur në qershor, pas të cilit, sipas zotit François Stamm nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, është zbardhur fati i më shumë se 200 personave, trupat e të cilëve u janë dorëzuar familjeve. Zoti Stamm megjithatë ka shprehur shqetësimin e tij se përparimi i arritur deri më tash është vetëm rezultat i punës mjeko-ligjore dhe në këtë kuadër ka kërkuar nga të dyja palët që të ofrojnë më shumë informacione për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për lokacionet e varrezave të tjera që mund të ekzistojnë. Në listën e përkohshme të të dyja grupeve, gjenden emrat e 2557 personave për të cilët nuk dihet gjë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.
XS
SM
MD
LG