Ndërlidhjet

VJENË


Presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, deklaroi sot në Vjenë se vendi i tij mbështet pavarësinë e Kosovës. Këto komente ai i bëri pas takimit me presidentin e Austrisë, Heinz Fischer. Zoti Moisiu tha se pavarësia nuk duhet të paraqesë problem për askënd pasi sipas tij Sllovenia dhe Kroacia vende në të cilat fliten gjuhë pothuajse të njëjta janë ndarë pa vështërisë. "Na duhet një zgjidhje që do eleminonte çdo problem në të ardhmen", tha Moisiu dhe shtoi se prej gjithsej 7 milionë shqiptarëve, në Shqipëri jetojnë vetëm gjysma e tyre, prandaj sipas tij kjo paraqet dëshmi se në të kaluarën shqiptarët kanë pasur rol stabilizues në Evropë. Zoti Moisiu tha se Shqipëria është faktor stabiliteti për gjithë rajonin i cili deri para disa vitesh ishte jostabil. Presidenti austriak Fischer tha se është në interes të Evropës që për çështjen e hapur të Kosovës të gjendet një zgjidhje e qartë që do të mbështetej në konsensus. Ai më tej tha se "në demokraci duhet të arrihen zgjidhje që do respektonin si interesat e shumicës ashtu dhe ato të pakicës", duke shtuar se gjatë gjetjes së zgjidhjes për Kosovën duhet të kihen parasysh edhe interesat serbe.
XS
SM
MD
LG