Ndërlidhjet

BEOGRAD


Rusia mbështet formulën e Beogradit për zgjidhjen e çështjes së Kosovës "më shumë se autonomi më pak se pavarësi", ka deklaruar i dërguari për Ballkanin në Ministrinë e Jashtme të Rusisë Aleksandër Botsan-Kharchenko, gjatë një vizite në Beograd.
Ai ka ftuar drejtuesen e Qendrës Kordinuese për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Sandra Rashkoviç Iviç për vizitë në Moskë, në fillim të nëntorit, për të diskutuar statusin e Kosovës me udhëheqjen më të lartë të Ministrisë së Jashtme ruse në prag të hapjes së bisedimeve.
XS
SM
MD
LG