Ndërlidhjet

LONDËR


Tërheqja nga Iraku e trupave të koalicionit që drejtohen nga Shtetet e Bashkuara do të ishte "katastrofike" për vendin, ka deklaruar presidenti irakian, Jalal Talabani, pas takimit me kryeministrin britanik, Tony Blair, në Londër.
Blair nga ana e tij tha se trupat britanike do qëndrojnë në Irak për aq kohë sa do të kërkohej. Lidhur me incidentet e sigurisë në Irak Blair ka theksuar:
"Është e qartë se kemi të bëjmë me lloje të reja lëndësh shpërthyese, jo vetëm kundër trupave britanike, por edhe në sulmet në pjesë të tjera të Irakut. Lloji i veçantë i këtyre mjeteve na çon tek elementë iranianë ose tek grupi militant Hezbullah, që përdor materiale të ngjashme e që ka mbështetjen e Iranit. Por sidoqoftë nuk mund të jemi plotësisht të sigurt në këtë moment."
Kryeministri britanik i ka tërhequr vëmendjen Iranit që të mos ndërhyjë në Irak.
XS
SM
MD
LG