Ndërlidhjet

logo-print

BEOGRAD


Si rezultat i aktivitetit të grupeve punuese të Prishtinës e Beogradit për personat e zhdukur gjatë luftës, është zbardhur fati edhe i 216 rasteve të tjera, trupat e të cilëve më pas iu janë dorëzuar familjeve, ka deklaruar përfaqësuesi i Kryqit të Kuq Ndërkombëtar, François Stamm. Këto deklarata Stamm i bëri në Beograd pas takimit të sotëm të grupeve punuese.
Më tej ai ka shtuar se "është bërë i njohur për familjet edhe fati i 440 personave të tjerë, por kufomat e tyre nuk janë gjetur." Zoti Stamm megjithatë ka shprehur shqetësimin e tij se përparimi i arritur deri më tash është vetëm rezultat i punës mjeko-ligjore dhe në këtë kuadër ka kërkuar nga të dyja palët që të ofrojnë më shumë informacione për zbardhjen e fatit të të pagjeturve dhe për lokacionet e varrezave të tjera që mund të ekzistojnë.
XS
SM
MD
LG