Ndërlidhjet

MOSKË


"Statusi i Kosovës duhet të vendoset nga autoritetet në Prishtinë, përfaqësuesit e Beogradit dhe pakicat kombëtare", ka deklaruar në Moskë Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov. I pyetur nga gazetarët perëndimorë se nën cilat kushte Rusia do të pranonte pavarësinë e Kosovës, Lavrov shtoi se "ne nuk po përpiqemi të vendosim kushte, në bazë të të cilave një territori do t'i jepej ky apo ai lloj statusi."
Në të tjera zhvillime i dërguari i Ministrisë së Jashtme ruse për Ballkanin ka ftuar drejtuesen e Qendrës Kordinuese për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Sandra Rashkoviç Iviç për vizitë në Moskë, në fillim të nëntorit, për të diskutuar statusin e Kosovës me udhëheqjen më të lartë të Ministrisë së Jashtme ruse në prag të hapjes së bisedimeve.
XS
SM
MD
LG