Ndërlidhjet

NJU JORK


Policia e Nju Jorkut i ka shtuar masat e sigurisë pasi autoritetet kishin marrë informacione për një "kërcënim specifik" ndaj sistemit të metros së qytetit. Lidhur me këtë kërcënim u shpreh komisionari i policisë së Nju Jorkut, Raymond Kelly:
- Departamenti i policisë i qytetit të Nju Jorkut dhe agjencia FBI kanë marrë informacione që paralajmërojnë se sistemi i metros mund të jetë cak i sulmit terrorist gjatë ditëve të ardhshme.
Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Michael Bloomberg kërkoi që banorët e këtij qyteti ta ruajnë qetësinë, por të jenë vigjilent për shkak të, siç u shpreh ai, një kërcënimi specifik të pazakonshëm.
XS
SM
MD
LG