Ndërlidhjet

BERLIN


Kancelari gjerman Gerhard Schroeder dhe liderja opozitare Angela Merkel kanë përfunduar pa ndonjë rezultat takimin e mbrëmshëm lidhur me koalicionet e mundshme qeveritare, pas zgjedhjeve në të cilat partia e zonjës Merkel fitoi me një epërsi tejet të vogël. Pjesëmarrësit në bisedime u larguan nga vendtakimi sot në orët e para të mëngjesit pa dhënë komente. Më herët është thënë se nuk pritet ndonjë vendim deri të dielën. Partia Socialdemokrate e zotit Schroeder dhe Unioni Demokristian i zonjës Merkel thonë se janë të gatshëm për formimin e një koalicioni të madh, por të dy palët nuk pajtohen lidhur me çështjen se kujt do ti takoj posti i kancelarit.
XS
SM
MD
LG