Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Përfaqësuesit e afro 80 vendeve dhe të agjencive ndërkombëtare e filluan mbrëmë një takim që synon formulimin e mënyrës më të suksesshme për ta luftuar mundësinë e shpërthimit të gripit të shpezëve, që mund të ketë pasoja të rënda. Zyrtari i lartë amerikan për shëndetësi, Mike Leavitt tha se "bota është qartas e papërgatitur" për një edidemi të këtillë të mundshme. Qëllimi i këtij takimi, që u organizua nga Departamenti amerikan i shtetit, është që parimisht të arrihet pajuteshmëria për shkëmbim të shpejtë të informacioneve, që ekspertëve shëndetësor do t'u mundësonte ndaljen e përhapjes së virusit.
XS
SM
MD
LG