Ndërlidhjet

BERN


"Sot do ta njoftojë Këshillin e Sigurimit se dëshiroj që shumë shpejtë të fillojnë diskutimet për statusin e ardhshëm të Kosovës", deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan. Ai u tha gazetarëve në Bern të Zvicrës se "çështja ka të bëjë me pavarësinë apo autonominë" e Kosovës.
Kofi Anan ka refuzuar të bëjë komente të tjera, por ka thënë se ai shumë shpejtë do të emërojë një "emisar për statusin", i cili do t'i udhëheq diskutimet me Beogradin, Prishtinën dhe "palët tjera të rëndësishme".
Këto komene zoti Anan i bëri vetëm pak çaste pas prononcimit të shefit të UNMIK-ut Soren Jessen Peterssen në Beograd se bisedimet do të përfshijnë "shuttle diplomacinë" ndërmjet Prishtinës, Beogradit kryeqendrave të perëndimit dhe Moskës.
Emërimin e "emisarit për statusin" e ka apostrofuar edhe Petersen, por ka refuzuar të spekulojë nëse këtë rol do ta marrë ish presidenti i Finlandës Mati Ahtisari.
"Kofi Annan do të zgjedh njeriun më të mirë për këtë çështje" ka thënë Peterssen duke hedhur poshtë vërejtejet që zyrtarët e Beogradit i kanë bërë në adresë të Ahtisarit.
XS
SM
MD
LG