Ndërlidhjet

OSLO


Çmimi Nobel për paqe, këtë vit iu nda Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe shefit të saj, Mohamad El Baradei.
"Komiteti ka vendosur që çmimi Nobel për paqe, këtë vit të ndahet në dy pjesë të barabarta për Agjencinë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore dhe drejtorin e përgjithshëm të saj, Elbaradei për përpjekjet e tyre në parandalimin e përdorimit të energjisë atomike për qëllime ushtarake" tha drejtuesi i Komitetit norvegjez për Nobelin, Ole Danbolt Mjoes.
Ndërkohë, El Baradei tha se është i nderuar për marrjen e çmimit.
"Çmimi do të përforcojë vendosmërinë time dhe të kolegëve për të thënë të vërtetën. Nuk kemi agjendë tjetër përveç se të sigurohemi se bota do të jetë më e qetë dhe më humane" tha El Baradei.
Vendimi është mirëpritur nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Kofi Annan dhe liderë të vendeve të ndryshme.
XS
SM
MD
LG