Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Statusi i Kosovës, i cili është i këtillë prej vitit 1999, "më nuk është i qëndrueshëm", ka deklaruar Nënsekretari amerikan i shtetit Nikolas Bërns, duke shfaqur shpresën se bisedimet për statusin përfundimtar të Kosovës mund të fillojnë para fundit të vitit 2005.
"Njerëzit e rajonit kanë të drejtë të dijnë se do të kenë një të ardhme dhe se do ta kontrollojnë atë ardhmëri" ka thënë Bërns, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të marrin një "qasje të prerë" ndaj Serbisë për dështimin e saj në arrestimin e serbëve të Bosnjës që kërkohen nga Tribunali i Hagës.
Nikolas Bërns tha se ish gjenerali Ratko Mlladiq ende është në arrati përkundër garancave të autoriteteve serbe të bëra në qershor se ai do të arrestohet.
"Kjo nuk ndodhi" tha Bërns i cili javën e ardhshme do të vizitojë Serbinë, Kosovën dhe Bosnjen.
Turneu i Nikolas Bërns do të fillojë të martën në Belgjikë ku ai do të marrë pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik.
XS
SM
MD
LG