Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e standardeve në Kosovë, ambasadori Kai Aide në raportin e tij për Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, rekomandoi që në procesin për statusin e ardhshëm të Kosovës, të ecet përpara me maturi. Në raport thuhet se Kosova ka bërë përparime në ndërtimin e strukturave qeverisëse dhe ekonomike, mirëpo institucionet fajësohen për mangësi në tolerancën etnike dhe sistemin e drejtësisë.
"Të gjitha palët duhet të jenë së bashku gjatë procesit të statusit. Rezultati përfundimtar duhet të jetë i qëndrueshëm. Nuk duhet vendosur afate kohore artificiale. Kur njëherë të fillojë procesi, ai nuk mund të bllokohet dhe duhet të dilet me konkluzion" thuhet në raportin e Aides.
XS
SM
MD
LG