Ndërlidhjet

PRISHTINË


Partia Demokratike e Kosovës filloi sot Kuvendin e tretë zgjedhor, për të cilin udhëheqësit e kësaj partie thanë se do të sjell freski dhe ndryshime në këtë subjekt politik. Kryetari Hashim Thaçi tha se PDK do të vazhdojë të jetë parti e përfshirjes dhe jo e përjashtimit.
I pranishëm ishte edhe shefi i UNMIK-ut Soren Jessen Petersen, i cili tha se rekomandimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Kofi Annan për fillimin e bisedimeve për statusin, është një moment historik për Kosovën.
Petersen i ftoi partitë politike që të çojnë përpara politikat për jetësimin e ëndrrave për Kosovën.
Në Kuvend pritet të votohet për kreytarin dhe kryesinë e re të partisë. PDK, që nga zgjedhjet e fundit parlamentare është partia kryesore në opozitë në Kosovë
XS
SM
MD
LG