Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Mbi 700 persona vdiqën dhe mbi 1.700 u lënduan nga tërmeti që sot goditi Pakistanin si dhe disa pjesë të Indisë dhe të Afganistanit. Zyrtarët thanë se ky numër mund të shënojë rritje.
Epiqendra e tërmetit të shkallës 7.6 të rihterit ishte rreth 100 kilometra në veri të Islamabadit.
"Në mëngjes dëgjuam dridhje të fuqishme dhe të gjithë provuam të dalim jashtë banesave. Asnjëherë nuk kemi përjetuar tërmet si ky" tha një banor në Islamabad. Komisioni Evropian premtoi një ndihmë të menjëhershme prej 3 milionë eurosh, nëse kjo kërkohet nga agjencitë në terren.
XS
SM
MD
LG