Ndërlidhjet

logo-print

NJU JORK


Policia në Nju Jork vazhdon të jetë në gjendje të gatishmërisë së lartë, pasi autoritetet njoftuan për "kërcënim specifik" në sistemin e metros. Kryebashkiaku Michael Bloomberg tha se vendimi për ndryshimin e gjendjes varet nga aksionet në Irak, ku forcat amerikane raportohet se kanë zënë tre të dyshuar në lidhje me komplotin.
"Ka rrëfime për vazhdimin e operacioneve jashtë vendit dhe ato do të reflektohen në vendimin tonë" tha Bloomberg, sipas të cilit reduktimi i këtyre masave do të bëhet ngadalë dhe duke u menduar mirë.
XS
SM
MD
LG