Ndërlidhjet

logo-print

ISLAMABAD


Zyrtarët thonë se më se 1800 vetë kanë humbur jetën nga tërmeti masiv që goditi Azinë Jugore. Zyrtari pakistanez, Rana Nishar tha se më se 1000 vetë janë vrarë në pjesën e Kashmirit, që është n[ën kontrollin e Pakistani. Zyrtari i lartë policor, Riffat Pasha tha se në rajonin Veriperëndimor të pakistanit janë vrarë së paku 550 vetë. Ministri i informatave i Indisë, S. Jaipal Reddy bëri të ditur se afro 300 njerëz kanë humbur jetën në pjesën e Kashmirit që është nën kontrollin e Indisë. Intensiteti i tërmetit ishte 7.6 shkallë të Rihterit, ndërsa epidqendra e tij ishte 100 kilometra në verilibndje të kryeqytetit pakistanez, Islamabad. Tërmeti u hetua edhe në Afganistan.
XS
SM
MD
LG