Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


"Procesi i ardhshëm për statusin duhet të lëvizë përpara me kujdes", shkruan pos tjerash, në raportin e të dërguarit për Kosovën, Kai Eide, transmeton agjencia FP nga selia e organizatës botërore. "Rezultati përfundimtar duhet të jetë stabil dhe i qëndrueshëm. Afatet artificiale nuk do të duhej të përcaktoheshin. Njëherë, pasi procesi të ketë filluar, ai nuk do të duhej të bllokohej dhe duhet të arrijë deri në përfundim", thuhet mëtutje në rapotin për Kosovën të diplomatit Kai Eide. Duke theksuar se bisedat e ardhshme për status do të kenë ndikim pozitiv në ekonomi, në raport mëtutje shkruan se autoritetet e Kosovës nuk duhet të "varen nga Bashkësia ndërkombëtare për ti zgjidhur problemet e tyre". Raporti sugjeron nevojën që Bashkimi Evropian, NATO-ja dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë të luajnë rol kryesor në procesin e statusit. Në raport thuhet se vazhdimi i kontributit të Shteteve të Bashkuara në misionin paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, që udhëhiqet nga NATO-ja, është poashtu esencial për "dhënien e porosisë së dukshme për angazhimin e vazhdueshëm".
XS
SM
MD
LG