Ndërlidhjet

BEOGRAD


Këshilltari i presidentit të Serbisë për çështje politike, Leon Koen ka vlerësuar sot se Serbia nuk ka arsye të jetë e kënaqur me raportin e diplomatit Kai Eide. Ai deklaroi se, në tërësi, raporti tregon se "sa vështirë do ta ketë pala e Serbisë që në negociatat për Kosovën ti mbrojë interesat kombëtare dhe shtetërore". Ai ka vlerësuar si të pazakonshëm vlerësimin e zotit Eide për Trupat Mbrojtëse të Kosovës si "organizatë civile për situata të jashtëzakonshme".
XS
SM
MD
LG