Ndërlidhjet

TIRANË


Në Tiranë po i vazhdon punimet me dyer të mbylluara, Kongresi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialiste. Gazetarët u larguan në momentin që kanë nisur sërish debate të ashpëra, në lidhje me votimin e mbrëmshëm kur u rrëzua "paketa Rama", për të votuar me parimin një anëtar – një votë. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Gramoz Ruçi menjëherë pas rrëzimit të kësaj pakete dha dorëheqje. Edi Rama ndërkaq tha se rrëzimi i kësaj pake është moment historik dhe dramatik për të ardhmen e partisë.
Sot, debatohet për çështjen nëse do të zgjidhet vetëm Sekretari i Përgjithshëm i partisë, apo edhe kryetari. Deri tani shumica mendon se kryetari i partisë mund të lihet për t'u zgjedhur ne kongresin e dhjetorit.
XS
SM
MD
LG