Ndërlidhjet

PRAGË


Politikanë dhe mendimtarë nga e gjithë bota po takohen në Pragë për të diskutuar çështjet kryesore që shqetësojnë aktualisht botën.
Ata janë në Pragë me ftesë të presidentit çek Vaclav Havel, për të marrë pjesë në takimin vjetor të Forumit 2000, i cili e filloi aktivitetin 9 vjet më parë.
Në mesin e pjesëmarrësve në takim janë ish drejtori i CIA-s, James Woolsey, i cili është shprehur optimist për prespektivën afatgjatë të demokracisë në Evropën Lindore dhe ish Bashkimin Sovjetik. Por ai ka kritikuar politikat aktuale të presidentit rus, Vladimir Putin:
"Duket se zhvillimet që ndodhën gjatë viteve '90 dhe në fillim të shekullit të 21-të, që ishin lëvizje drejt demokracisë, do të pësojnë kthim pas aty-këtu. Por zoti Putin dhe lëvizja e tij drejt fashizmit në Rusi padyshim që janë në anën e gabuar të historisë", tha ish shefi i CIA-s, Woolsey për radion "Evropa e Lirë".
XS
SM
MD
LG