Ndërlidhjet

PRAGË


"Në Kosovë ka pasur arritje të jashtëzakonshme në disa fusha siç janë ndërtimi i institucioneve dhe krijimi i një kornize ligjore. Duhet kujtuar se në vitin 1999 nuk kishim asgjë nga këto dhe gjithçka u ndërtua nga zeroja", ka thënë në një intervistë ekskluzive për Radion "Evropa e Lirë", Kai Eide, i dërguari i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për vlerësimin e gjendjes në Kosovë. Duke folur për ecurinë e bisedimeve për statusin e Kosovës mes të tjerash Eide ka thënë se " ky proçes do jetë shumë i ndryshëm nga ai që kemi parë në Bosnjë Hercegovinë, apo çfarëdo lloj pjese tjetër të ish Jugosllavisë. Ndaj ekziston nevoja për të përdorur gjithë kohën e nevojshme, të mos vendosim afate kohore artificiale, por të shkojmë në negociata me durim dhe qetësi." (Më gjerësisht te rubrika, Intervista)
XS
SM
MD
LG