Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ambasadori amerikan, William Walker, ish-kryesues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë gjatë viteve 1998 dhe 1999, bashkë me një grup ish-diplomatësh amerikanë kanë promovuar sot në Prishtinë grupin joqeveritar "Aleanca për Kosovën e re". Ky grup do ta mbështesë pavarësinë e Kosovës dhe do të punojë për zgjidhjen e shpejtë dhe të drejtë të statusit të Kosovës, thanë anëtarët e bordit nismëtar duke u shprehur kundër opsioneve për pavarësi të kushtëzuar. Pavarësia e kushtëzuar është një koncept absurd dhe nuk është status i zgjidhur përfundimisht, ka theksuar Ëilliam Ëalker ish-kryesues i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovës.
XS
SM
MD
LG