Ndërlidhjet

BERLIN


Udhëheqësja e Kristiandemokratëve gjermanë, Angela Merkel, ka bërë publike formimin e një koalicioni të gjerë mes dy partive më të mëdha në vend, asaj Kristiandemokrate dhe Socialdemokratëve, të drejtuar nga kancelari aktual Gerhard Schroeder.
Merkel, sipas të gjitha gjasave, do të jetë kancelarja e ardhshme e Gjermanisë, duke shënuar kështu dhe të parën grua në këtë post.
Hapja e vendeve të reja të punës do jetë përparësi e qeverisë Merkel.
"Politika e një koalicioni të mundshëm në shkallë të gjerë, do jetë politikë që si përparësi ka krijimin e vendeve të reja të punës dhe ruajtjen e atyre ekzistueseve. Ky është preokupimi kryesor", ka theksuar Merkel, për të nënvizuar se vendosja e marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara do ishte gjithashtu një "detyrë e rëndësishme". Më tej ajo ka shtuar se formalizimi i koalicionit në fjalë do marrë raunde të reja bisedimesh, të cilat do të mund të përmbyllen rreth 12 nëntorit. Në këto bisedime, ku do marrë pjesë dhe Schroeder, do sqarohen detajet e bashkëpunimit.
XS
SM
MD
LG