Ndërlidhjet

BAGDAD


Kryengritësit kanë filluar një valë të re sulmesh në Irak, kur vetëm pesë ditë e ndajnë vendin nga referendumi për kushtetutën.
Në Bagdad njoftohet për tre policië dhe tre civilë irakianë të vrarë, ndërsa në Kirkuk, qytet në veri të vendit, katër ushtarë u vranë dhe 10 u plagosën.
Mësohet se autokolona e një delegacioni të Ligës Arabe ka qenë në qendër të një sulmi të armatosur, por nuk ka informacione për të dëmtuar.
Nga ana tjetër udhëheqësit shiitë dhe kurdë po vazhdojnë bisedimet me drejtuesit e arabëve sunitë për të marrë mbështetjen e tyre për kushtetutën.
XS
SM
MD
LG