Ndërlidhjet

STOKHOLM


Çmimi Nobel në ekonomi i është dhënë dy kërkuesve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, Thomass Schelling dhe Robert Auman, për përcaktimin e strategjive të reja në politikë dhe biznes.
Teoritë e tyre, të ngjashme me logjikën e shahut mund të zbatohen dhe në përcaktimin e çmimeve të ndërhyrjeve ushtarake, garës së armatimeve e me rradhë. Aumann, 75 vjeçar, duke komentuar rreth çmimit deklaroi:
"Jam shumë i lumtur që kjo shkollë e të menduarit tashmë po njeh një vlerësim të tillë."
Aumann dhe Schelling, 84 vjeçar, ndonëse kanë punuar së bashku asnjëherë nuk janë takuar.
XS
SM
MD
LG