Ndërlidhjet

BAGDAD


Së paku 30 persona u vranë dhe rreth 45 u plagosën nga shpërthimi i një bombe sot në Tal Afar të Irakut. Shefi i policisë në Tal Afar Najim Abdullah tha se të vdekur, sipas të gjitha gjasave janë të gjithë civilë, pasi në atë kohë atje nuk kishte forca irakiane të sigurisë, apo ushtarë amerikanë.
Po sot, në Irak u lëshua fletarresti kundër Ministrit të Mbrojtjes dhe 20 zyrtarëve të tjerë në kohën e ish kryeministrit Iyad Allavi. Ata akuzohen për keqpërdorimin e rreth 1 milion dollarëve nga fordet ushtarake.
XS
SM
MD
LG