Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk e ka miratuar kërkesën e grupeve parlamentare për thirrjen e një seance urgjente, në të cilën do të miratohej Rezoluta që do ta rikonfirmonte vullnetin e popullit të Kosovës për shtet të pavarur e sovran.
Pas takimit të sotëm, Kryesia ka konkluduar se teksti i rezolutës, pavarësisht se është nënshkruar nga të gjitha grupet parlamentare, ende nuk është harmonizuar që të procedohet për miratim.
Mbledhjes së kryesisë i ka paraprirë një takim i shefit të UNMIK-ut Soren Jessen-Petersen dhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës Nexhat Daci.
XS
SM
MD
LG