Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Nënsekretari amerikan i Shtetit Nicholas Burns i ka dhënë mbështetje energjike vendimit të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Annan, për të rekomanduar fillimin e bisedimeve ndërkombëtare, të cilat mund të çojnë në pavarësinë e Kosovës, njoftoi Associated Press.
"Është koha të fillojnë negociatat për statusin final", deklaroi Burns pas bisedimeve në selinë e NATO-s në Bruksel. "Është koha që popullit të Kosovës t'i jepet mundësia që ta përcaktojë fatin e tij" tha Burns.
Ai tha se bisedimet duhet të fillojnë para fundit të këtij viti, dhe të vazhdojnë "në mënyrë të shpejtë dhe të fokusuar".
Associated Press njofton se Burns nuk është shprehur nëse Kosova do të jetë e pavarur apo do të mbetet pjesë autonome e Serbisë.
"Nuk na takon neve që ta përcaktojmë rezultatin dhe nuk do të dëgjoni se Shtetet e Bashkuara favorizojnë njërën nga këto dy alternativat", ka thënë Burns.
Nënsekretari i Shtetit gjithashtu ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të bllokojnë çdo përpjekje të Kroacisë dhe Serbisë e Malit të Zi për t'iu afruar NATO-s, përderisa këto vende nuk i dorëzojnë të dyshuarit për krime të luftës.
XS
SM
MD
LG