Ndërlidhjet

BRUKSEL


Bashkimi Evropian do diskutojë sot programin bërthamor të Iranit. Takimi i sotëm mes Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian dhe të ngarkuarit për Evropën në Ministrinë e Jashtme britanike, zhvillohet pas rezolutës së muajit të kaluar të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore ku Teherani kërcënohej se ky problem do dërgohej para Këshillit të Sigurimit.
Po sot Ministria e Jashtme e Iranit ka bërë të ditur se është e gatshme të rifillojë bisedimet për programet bërthamore me treshen evropiane, që përbëhet nga Britania, Gjermania dhe Franca.
XS
SM
MD
LG