Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka mbërritur në Pakistan ku do takohet me presidentin Pervez Musharaf.
Vizita e Rice po zhvillohet në një kohë kur Islamabadi po përballet me dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi Pakistanin dhe Kashmirin e administruar nga Pakistani.
Rice gjatë ditës ka qëndruar dhe në Afganistan ku është takuar me presidentin Hamid Karzai. Rice i ka premtuar Karzait se Shtetet e Bashkuara do ta ndihmojnë Afganistanin për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
"Populli afgan i ka Shtetet e Bashkuara partner afatgjatë. Ne nuk do të largohemi siç bëmë njëherë, çfarë ishte gabim për ne dhe për popullin afgan. Zoti president, ju mund të llogarisni në miqësinë tonë të vazhdueshme, në partneritetin tonë afatgjatë dhe bashkëpunim në fushat e sigurisë dhe në luftën për të sjellë paqe e stabilitet në këtë rajon", deklaroi Rice pas takimit me Karzain.
Rice aktualisht po zhvillon një turne tre ditor në vendet e Azisë Qëndrore.
XS
SM
MD
LG