Ndërlidhjet

HAGË


Gjykata e Hagës, përkatësisht Dhoma e Gjyqit II, ka marrë vendimin lidhur me kërkesën e paraqitur nga mbrojtja e ish kryeministrit Ramush Haradinaj, për rishqyrtim të kushteve të lirimit të përkohshëm. Sipas vendimit të sotëm, zotit Haradinaj i lejohet të shfaqet në publik dhe të përfshihet në aktivitete politike publike, në atë shkallë që UNMIK-u do ta vlerësojë se është e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv për zhvillimet politike dhe gjendjen e sigurisë në Kosovë. Për çdo aktivitet ku planifikon të marrë pjesë zoti Haradinaj duhet të marrë miratimin e UNMIK-ut.
Gjykata ka kërkuar nga UNMIK-u që të marrë përgjegjësinë për të lejuar apo penguar zotin Haradinaj për të qenë i pranishëm në aktivitete të ndryshme, derisa duhet t'i dërgojë raport dyjavor Gjykatës së Hagës lidhur me rastin në fjalë. Por trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e mbrojtjes që të rishikojë kufizimet aktuale në gjeografinë e lëvizjes së zotit Haradinaj.
XS
SM
MD
LG