Ndërlidhjet

BRUKSEL


Për autoritetet e Shkupit është e pranueshme "çdo zgjidhje për Kosovën që do ta respektojë integritetin territorial dhe sovranitetin e Maqedonisë", deklaroi kryeministri i Maqedonisë Vllado Buçkovski. Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jaap De Hoop Scheffer, Buçkovski theksoi se Maqedonia është e gatshme "t'i ofrojë shërbimet e saj në këtë lojë të madhe, që do fillojë lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës".
Scheffer nga ana e tij deklaroi se "NATO-ja ka interesa të mëdha në Kosovë meqë atje janë 17 mijë ushtarë të KFOR-it."
"NATO në Kosovë krijon klimën e sigurisë dhe stabilitetin e nevojshëm për Kosovën që të mund të hyjë në periudhën e ardhshme shumë të rëndësishme", tha Scheffer, për të shtuar se Maqedonia duhet të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim.
XS
SM
MD
LG