Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Nënsekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns, ka kërkuar nga udhëheqësit boshnjakë, serbë e kroatë të Bosnjë-Hercegovinës që të zëvendësojnë presidencën trepalëshe me një president të vetëm si dhe të forcojnë rolin e kryeministrit dhe parlamentit të përbashkët.
Burns ka kërkuar angazhim për reformat në prag të vizitës së udhëheqësve të Bosnjë-Hercegovinës në Shtetet e Bashkuara muajin e ardhshëm, në 10 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit.
Bosnja ka qenë ndalesa e parë e turneut ballkanik të Burns.
XS
SM
MD
LG