Ndërlidhjet

ISLAMABAD


Afganistani dhe Pakistani kanë qenë ndalesat e sotme të Sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice.
Në Afganistan Rice u takua me presidentin Hamid Karzai dhe i ka premtuar atij mbështetje afatgjatë për popullin afgan. Në Pakistan Rice ka premtuar ndihma amerikane, derisa vendi po përballet me pasojat shkatërruese të tërmetit të fundjavës.
Nesër Rice pritet të takohet me presidentin e Kazakistanit. Sot autoritetet kanë arrestuar një nga drejtuesit kyç të opozitës kazake, i cili do të takohej nesër me kryediplomaten Rice.
XS
SM
MD
LG