Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, Nicholas Burns filloi sot një vizitë njëditëshe Kosovës, duke takuar fillimisht shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Pas takimit zoti Burns tha se kjo është kohë për unitet, ndërsa do të jetë edhe koha për kompromis gjithashtu.
"Ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Kosovën, pasi do të jetë një vit kur Kosova do të bëjë zgjedhjen e saj për ta përcaktuar të ardhmen e saj dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë aktivisht të angazhuara në këtë proces" tha Burns.
Gjatë ditës Burns takon edhe presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi, grupin negociator të Kosovës si dhe përfaqësues të serbëve.
XS
SM
MD
LG