Ndërlidhjet

PRISHTINË


Nënsekretari amerikan i shtetit për çështje politike, Nicholas Burns filloi sot një vizitë njëditëshe Kosovës, duke takuar fillimisht shefin e UNMIK-ut Soren Jessen Petersen. Pas takimit zoti Burns tha se kjo është kohë për unitet, ndërsa do të jetë edhe koha për kompromis gjithashtu.
"Ky do të jetë një vit i rëndësishëm për Kosovën. Është një vit kur Kosova do të bëjë zgjedhjen e saj për ta përcaktuar të ardhmen e vet, dhe Shtetet e Bashkuara do të jenë shumë aktivisht të angazhuara në këtë proces" tha Burns.
Ne nuk besojmë se se status-quoja është e qëndrueshme në Kosovë, tha Burns, duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të emërojnë një të dërguar special në bisedimet për statusin e ardhshëm të Kosovës.
Nënsekretari i shtetit u takua me presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova, kryeministrin Bajram Kosumi, përfaqësues të serbëve dhe krerët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës.
XS
SM
MD
LG