Ndërlidhjet

MOSKË


Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka urdhëruar të qëllohet për vdekje çdonjëri që do t'u kundërshtojë autoriteteve të rendit në Nalchik.
Zëvendës ministri i brendshëm Aleksandr Chekalin tha se urdhëri i Putinit është që "secili që reziston me armë në duar, duhet të likuidohet në vend".
Urdhëri vijoi pas përleshjeve në kryeqytetin e Kabardino-Balkariya, ku forcat e rendit u përplasën me militantët, të cilët sot ndërmorën disa sulme simultane kundër policisë dhe ndërtesave qeveritare.
Sipas Associated Press, 13 njerëz janë konfirmuar të vdekur dhe 75 të plagosur.
XS
SM
MD
LG