Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Komisioneri për Shëndetësi i Bashkimit Evropian Markos Kyprianou tha se në Turqi është konfirmuar prania e virusit të shpendëve H5N1, i cili është më vdekjeprurësi për njerëzit.
Kyprianou tha se virusi i gjetur në një fermë në veriperëndim të Turqisë është mu ai, i cili shkaktoi vdekjen e mbi 60 njerëzve në Azi prej vitit 2003.
Kyprianou tha se zyrtarët e BE-së gjithashtu dyshojnë se rastet e ngjashme të zbuluara në Rumani, mund të jenë shkaktuar nga virusi i njëjtë.
Edhe ministri rumun i agrokulturës tha se në mostrat e shpezëve të ngordhura në deltën e Danubit, është gjetur virusi i gripit të shpendëve.
Ndërkohë, eksperti amerikan Dr. Gregory Poland tha se tashmë janë paraqitur dy nga tre kushtet e nevojshme për epidemi.
"Dua të potencoj sigurinë se epidemia do të ndodhë. Ne vetëm nuk e dijmë kur" tha Poland, duke shtuar se në 87 vitet e fundit kanë ndodhur tri epidemi të tilla.
XS
SM
MD
LG